Do rrëzoj ligjin e arsimit të lartë, do hapim 10 mijë stazhe

19:11 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në fjalën e tij sonte para studentëve, nga çadra në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se sapo të vijë në pushtet do rrëzojë ligjin e arsimit të lartë.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë, që vendimet për arsimin e lartë, t’i marrin një grusht politikanësh dhe as ministrja e salcës që s’ka asnjë kualifikim. Këto vendime do t’i marrin trupat e përbashkëta të pedagogëve dhe studentëve. Në do ta financojmë arsimin e lartë. Ju jap fjalën që do të studiojnë të gjithë pavarësisht mundësive financiare”, tha Basha.

“Do hapim 10 mijë stazhe në vit me 200 mijë lekë në muaj dhe me sigurime shoqërore”, tha ai më tej.

Basha ka theksuar se, Shqipëria nuk do të jetë kurrë më kjo që ka qenë deri më sot.

“Ajo do të ndryshojë rrënjësisht. Nuk do të lejojmë më parlament pazaresh, prapa të cilit fshihet korrupsioni. Kurrë më nuk do të pranojmë një republikë të kalbur në themele”, ka thënë Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme