Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një komunikim të hapur me gazetarët ka folur sërish për informacionet sekrete, të cilat kishin parashikuar se në 8 qershor, rrezikohej të digjej Kuvendi i Shqipërisë.
Ai nuk dha detaje shtesë, por theksoi se deputetët kanë të drejtën ligjore të njihen me informacionin. Ai tha se ky dokument është plotësisht i vërtetë.
“Sa i takon deklaratës sime të një elementi të ri për opinion publik se kam patur një informacion nga institucionet më të lartë të sigurisë, sekret i klasifikuar. Kjo është një e vërtetë dhe unë nuk kam thënë ndonjëherë ndonjë gënjeshtër. Unë nuk mund të them më shumë në respekt të ligjit.
Ata e kanë mundësinë sipas ligjit të njihen me këtë informacion dhe të njihen sipas rregullave. Informacioni është tërësisht i vërtetë. Ajo që mund t’iu them me bindje të plotë. Në këtë dokument ju do ndiqni shqetësimet e kohës. Ju do ta shihni dhe do ta kuptoni se ishte një situatë e çmendur. Këtë nuk mund ta përshkruante më mirë as vetë raporti i OSBE-ODIHR. Mos të harrojmë edhe të gjithë kontekstin e zhvillimeve në rajon, sepse zhvillimet ne vend nuk janë të shkëputuara nga vendet e tjera. Kjo nuk ishte surprizë. Bëhet fjalë për mungesë të përgjegjësisë së përbashkët. Kuptohet se edhe përtej dy palëve mund ta shfrytëzonte situatën për akte të destabilizmin dhe kjo do të ishte e vështirë për të gjetur aktorët e frymëzimit të këtij veprimi”-tha Meta./bw
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...