Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat ku nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë.
Në fjalë e saj, duke iu referuar procesit të djegies së mandateteve ajo tha se shumë analistë bënë thirrje që të digjeshin edhe mandatet e kryebashkiakëve.
Kryemadhi tha se nuk e bënë këtë gjë pasi në këtë mënyrë nuk do të vërtetohej përkrahja e ulët e Edi Ramës në radhët e zgjedhësve
“Kur dogjën mandatet deputetët e opozitës të gjithë analistët thonin që digjini mandatet e kryebashkiakëve sepse procesi zgjedhor duhet të jetë gjithëpërfshirës. Jo se ne nuk e kishim në plan por e kemi marrë hap pas hapi. Ne nuk i dogjëm sepse duhet të provonim se Edi Rama ka vetëm 10 % mbështetje në popull. A do bindeshin shqiptarët për këtë. A do t’i mbyllej goja ambasadorëve. Sot ata nuk flasin më për zgjedhjet por për dialog. Në orën 12 ambasadorja tha se pjesëmarrja ishte 6%. si u rritka me 20% për pesë gjashtë orë. Në cc vend të botës ndodh kjo. Kjo ndodh vetëm në laboratorët e atyre studimeve. personi që kërcënon më shumë stabilitetin në rajon është Vuçiç i cili thotë se po bëtë këtë me opozitën shqiptare ne do bëjmë këtë e atë. Po mirë çfarë pune ka ai me opozitën shqiptare.
Nëpërmjet falangave të grupeve anti-shqiptare nuk do lejojmë Edi Ramën të përdorë Shqipërinë për të prishur stabilitetin. Nuk di nëse ndonjëri nga ne kërkon të kthehet mbrapsht. Sot ne jemi mbledhur për të shpërndarë njoftimin për ditën e hënë për protestën. Në 8 korrik pjesëmarrja në protestë është një nga detyrat tona”, tha Kryemadhi.
Në një takim me strukturat e LSI, Monika Kryemadhi e quajti ilegjitim procesin e 30 qershorit duke thënë se kjo ditë i ngjan dosjes 184 dhe 339.
“30 qershori ishte fundit i vizionit politik të Edi Ramës për të kthyer vendin në monist. Sot kemi një raport të ODHIR që thotë se shqiptarëve iu mohua e drejta për të zgjedhur. Kemi një raport që bën të qartë që KQZ ka zgjedhur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor. Kjo është që dosja 184 dhe 339 do ketë shoqe edhe dosjen 30 qershori, kjo sepse edhe në votime a nuk qëndroi dot pa futur dorën në kutitë dhe procesin zgjedhor. Edhe pse i bëri të gjitha vetë nuk qëndroi dot pas manipuluar procesin pasi siç thotë Tit Vasili; Vesi del me shpirtin”, tha ajo./TCH
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...