Partia Demokratike ka bërë një tjetër reagim në lidhje me djegien e KZAZ-së në Vaun e Dejës (Shkodër) si një skenar të ngritur nga vetë qeveria me qëllim për të fajësuar opozitën dhe protestuesit e saj.
Në reagim PD vë në dukje se në krye të shtabit electoral në Shkodër është vënë Tom Doshi, një person I future në listat e zeza të SHBA-ve.
“Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë. Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.
Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si hsef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia. Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bejnë publik çdo informacion qe zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile” thuhet në njoftimin e PD-së.
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...