Dje kishte nisur punë kamarier, si iu mor jeta mes plumbave 20-vjeçarit në Velipojë

10:25 | 27 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Velipojë, ku u vranë 4 shtetas dhe janë plagosur dy të tjerë, gjendja e të cilëve mësohet se është e rëndë.

Një ndër viktimat e kësaj masakre, e cila nisi për disa shezlongë është edhe i riu Myzerim Zeneli, vetëm 20 vjeç, shkruan albeu, transmeton portali arbresh.info

Burimet bëjnë me dije se 20 vjeçari për fatin e tij tragjik kishte dje kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të.

Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se dhe dy të plagosurit nga kjo ngjarje e rëndë janë në gjendje kritike dhe janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme