Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia reagoi për ngjarjet e një dite më parë që tronditën qytetin e Vlorës, ku u mbytën 4 persona.
Spahia shprehet se të riut Benjamin Ferati, nga Tetova që humbi jetën në tentativë për të shpëtuar dy vajzat nga Vlora, t’i jepet një medalje për aktin heroik.
Statusi i plotë i deputetit
Te nderuar miq! Dje kater te rinj humben jeten ne plazhet tona. Ne kete absurd te madh qe perfaqson turizmi ne Shqiperi, me kushte skandaloze, mungese uji, dritash, ndotje ekstreme te plazheve, trafik te renduar e cmime stratosferike, mbivendoset dhe mungesa totale e sigurise. Ku jane sherbimet e rojeve te plazheve te rekluamuara me aq pompozitet pak kohe me pare??!
Nuk funksionojne ne asnje pike te bregdetit nga Velipoja ne Sarande, per te mos folur pastaj per qindra pishinat e shperndara kudo neper vend. Asnje sinjalistike qe te tregoje vendet e rrezikshme me shkembinj apo rryma nenujore.
Perballe kesaj situate alarmante ne pikun e sezonit vjen indiferenca totale e Kryeministrit qe sot si per ironi e fillon diten me pamje nga bregdeti i betonizuar i jugut.
Asnje reagim per 4 jetet e humbura, as me i vogli ngushellim per familjaret e tyre e per me teper asnje premtim qe neser dicka do ndryshoje ne drejtim te sigurise se jetes te pushuesve.
Ne fund dua ta mbyll me nje propozim, qe pasi te jete qartesuar dinamika e ngjarjes, te riut Benjamin Ferati i cili humbi jeten duke u munduar te shpetoje dy jete njerezish…”Ti akordohet nje medalje per aktin e tij sublim”. Do ishte ne nderin tone ti shprehim mirnjohjen e thelle per kete akt heroik ekstrem. Kam bindjen qe shpreh edhe mendimin dhe deshiren e cdo shqiptari.
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...