Një ngjarje e rëndë abuzimi seksual u shënua dje në qytetin e Elbasanit, duke tronditur opinionin publik, ku një 42-vjeçar kreu marrëdhënie intime me një 18-vjeçar me aftësi të kufizuara.
Nëna e 18-vjeçarit të abuzuar seksualisht, ka bërë publik rastin për mediat duke kërkuar ndëshkimin e autorit.
Në një intervistë ajo ka treguar ngjarjen ndërsa ka rrëfyer se djali i saj, (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është abuzuar seksualisht nga shtetasi Altin Hida, i cili e ka marrë djalin e saj me aftësi të kufizuara dhe e ka dërguar tek shtëpia e tij, ku dhe ka kryer aktin.
Më pas ai i ka dhënë djalit 3 mijë lekë të vjetra dhe një banane, për ta larguar nga banesa dhe për të mos rrëfyer.
Ajo shprehet se ata njiheshin, ndërsa pasi i biri ka shkuar në shtëpi duke qarë, i ka rrëfyer ç’kish ndodhur.
Më pas prindërit e djalit kanë shkuar në polici për të denoncuar rastin, së bashku me autorin e abuzimit, ndërsa pasi janë bërë deklarimet Hida është larguar me vrap nga komisariati.
“Në polici na thanë që ne do ta hetojmë këtë rast dhe se nëse ky zotëri e bën sërish, do të marrim masa, pasi nuk e besonin djalin sepse është me aftësi të kufizuara”, është shprehur nëna e 18-vjeçarit.
Ajo ka treguar se pasi janë bërë ekzaminimet nga mjekët përkatës, ka rezultuar se në fakt ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Policia është në dijeni të përgjigjes së analizave, por sipas nënës, Hida rezulton ende në kërkim dhe se policia nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Zonja tregon se Hida është i martuar me dy fëmijë, ndërsa sipas bashkëshortes së tij, ai ka deklaruar se “do të mbysë veten” pas kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, nëna e adoleshentit kërkon drejtësi nga shteti për ta çuar këtë çështje deri në fund./Panorama
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...