Policia ka dhënë detajet për krimin e rëndë në Divjakë, ku djali mbyti babanë.
Uniformat blu bëjnë me dije se Mitër Stasa, 85 vjeç u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është mbytur nga djali i tij, Andrea Stasa, 58 vjeç.
Mendohet se krimi i rëndë ka ardhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë.
“Njoftimi i policisë: Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë