Një 32 vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të djegë nënën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, duke i hedhur benzinë në trup.
I arrestuari është Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprat penale:”Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Policia sqaron se “32-vjeçari më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse benzinë në trup dhe më pas i ka vënë flakën”.
Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit