Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është ndalur në jug të Shqipërisë, ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama.
Vizita e tij në bregun shqiptar, vjen pas ndalesës që bëri në Prishtinë dhe Beograd.
Por ditën e sotme ai është ndalur në Vlorë, ku ka takuar edhe Kryeministrin Edi Rama.
Ai ka publikuar një fotografi nga takimi me Ramën, ku thotë se ndihet i lumtur që është në Shqipëri.
Madje Alex Soros, e cilëson Ramën si një njeri vizionar, me të cilën bën me dije se ka diskutuar mbi progresin e Shqipërisë.
“Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me Kryeministrin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, shkruan Alex Soros. /noa.al
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...