Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kamzës.
Policia bën me dije se një person ka goditur me thikë nënën e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka përfunduar në spital.
Për fat të mira, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri është në prangat e policisë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...