Google ADS

Djali i Gramoz Ruçit shkrepi armë në lokal. Polici i dha “pa dashje” armën nipit

14:03 | 1 Shtator 2019
L G

Ish-kryeministri Sali Berisha zbardh të tjera detaje nga përplasja me sende të forta dhe armë mbrëmjen e shkuar në Fier.

Sipas Berishës, djali i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ka qëlluar me armë edhe në një lokal ku ka nisur përplasja. Fakti që përplasja pikërisht në lokal e konfirmon edhe Policia lokale.

Sipas Berishës, djali i kryeparlamentarit kishte me vete edhe policinë, për të cilën thotë me ironi se ia dhanë “pa dashje” armën e njërit prej efektivëve nipit të Ruçit, Qerem Braçi. Ish-kryeministri thotë se synimi ishte për të vrarë dy persona tek spitali.

Berisha thekson gjithashtu se pamjet e kamerave në spital dhe urgjencë janë prishur.

Reagimi i plotë i Berishës:

Banda Ruçi pergjaku Levanin dhe spitalin e Fierit sepse kishin narkpolicine me vete!

Ajo eshte bande e niveleve me te larta te narkoshtetit!

Te dashur miq, banda e pushtetareve te krimit, banda Ruçi me kriminelet tashme te njohur Ledi Ruçi dhe Qerem Braçi me te bijte, perkatesisht djali dhe nipi me djemte e tij i Gramoz Ruçit pergjaken mbreme Levanin dhe Fierin duke kulmuar me bresherite e tyre ne sallen e urgjence te spitalit te Fierit.

Te gjtha keto, kriminelet e bandes Ruçi i realizuan sepse ne te gjitha veprimet kriminale ata u asistuan nga narkoplicia e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit Ardi Eskobarit.

Keshtu, pas bresherive qe shkrehu para dhjetra veteve ne lokal, krimineli Ledi Ruçi menjehere pati ne krah te tij narkopolicine, e cila per te fshheur gjurmet e krimit i mori armen dhe ia dha nje qytetari per ta zhdukur, pra ne nje fare menyre beri ate qe ka bere per kete delinkuent Donika Avdyli, e cila dy vite me pare beri te pa qene krimin e kriminel Ruçit dhe e liroi ate.

Ndaj dhe ajo me kerkese te Avdyleve u shperblye duke u emeruar ne krye te krimeve te renda dhe nje çertifikate lavdrimi ne procesin e Dvoran apo Hallun vetingut.

Banda kriminale Ruçi pergjaku mbreme reanimacionin e Spitalit te Fierit sepse u ndihmua nga kriminelet me uniforme, te cilet i dhane “padashje” armen e shtetit kriminelit Qerem Braçi nipit, supertrafikantit te njohur te Gramoz Ruçit per te vrare sipas deshmitareve ne vendngjarje jo nje por dy qytetare ne sallen e reanimacionit, njeri prej tyre mori dy plumba ne shpatull dhe eshte ne gjendje serioze ne spital kurse per fatin e tjetrit askush nuk di gje.

Banda kriminale Ruçi kreu krimet e saj te shemtuara ne Levan dhe sallen e reanimacionit ne Spitalin e Fierit e ndihmuar ne çdo akt kriminal nga kriminelet me uniforme te si Andon Marku etj, te cilet per te maskuar vrasjen ne tentative me armen e narkoshtetit te dy personave ne reanimacionin e spitalit prishen mbreme filmimet e kamerave te spitalit te Fierit dhe salles se urgjencave per te deklaruar me siguri sot ose neser se ato nuk funksiononin prej kohesh.

Denoj me ashpersine me te madhe aktet kriminale te shtetit kriminel dhe iu bej thirrje qytetareve te ngrihemi me guxim per te permbysur sa me pare narkoshtetin e bandave te droges te Edvin Mafise dhe balozeve te tjere te droges dhe krimit! sb

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1358319930995577

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme