Alex Soros, i cili drejton fondacionin “Open Society Fondations” themeluar nga babai i tij, George Soros, me shtrirje në shumë vende të botës ndodhet në Durrës për tu takuar me qytetarët afganë të strehuar atje.
Siç edhe Top Channel raportoi ekskluzivisht 4 ditë më parë në kontingjentin e parë të qytetarëve afganë, që mbërritën në vendin tonë, kishte edhe pjesëtarë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”.
Fotot e bashkëbisedimit në Durrës me këta qytetarë afganë i ka publikuar vetë në rrjetet sociale Alex Soros. Ai shihet teksa bisedon me qytetarët afganë, ndërsa nuk ka hezituar që të bashkohet edhe në lojërat e fëmijëve, të cilët ndodheshin duke luajtur në ato momente./tch/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...