Google ADS

Divorci që i ndau binjakët nga Elbasani

17:02 | 19 Shkurt 2017
M. A.

Brandoni dhe Beniamini janë vëllezër binjakë, por divorci i prindërve ka bërë që ata të jetojnë të ndarë nga njeri-tjetri.

Historia e publikuar sot në “E Diela Shqiptare” është tepër domethënëse se si dy vogëlushë ushqejnë dashuri për njeri-tjetrin edhe pse jetojnë të ndarë.

Brandoni jeton me mamin ndërsa Beniamini jeton me gjyshin dhe gjyshen. Brandoni kishte një kërkesë të veçantë për të vëllain. Ai i kërkoi që të shkonte të jetonin bashkë me mamin dhe jo të gjyshi dhe gjyshja.

“Ai e do shumë gjyshen dhe e di që e ka shumë të vështirë të ndahet prej saj, por unë nuk rri dot pa të””, tha ai në studio.

Brandoni ndërkohë tregoi se Beniaminibënte ligjin mes të dyve, ishte ai që vendoste për çdo gjë, por pavarësisht kësaj ai i këkron të kthehet.

“Ti ke thënë që je i zoti i shtëpisë. Të lutem hajde në shtëpi dhe mbaje premtimin sepse unë ndihem bosh pa ty dhe ti nuk më sheh kur qaj”., – tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme