Divjaka, parajsa shqiptare që tërheq mijëra vizitorë

11:25 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një nga parqet natyrore më të vizituara për turizmin e vëzhgimit, rifillon sezonin e ri turistik me vëzhgimin e shpendëve ujorë.

Këtë e konfirmon për ATSH drejtori i AdZM-së Fier, që mbulon këtë park, Ardian Koçi.

Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë me dhjetëra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që kanë zbritur tani që koha u ftoh dhe vazhdojnë të zbresin si shtegtar në këtë park të mbrojtur më së miri.

Objektivi kryesor i vizitorëve është Pelikani Kaçurrel, por jo vetëm, janë edhe shpendë të tjerë si Flamingot që gjallojnë në strugat e ëmbla dhe befasojnë me piruetat e tyre ujore, Rosat e Egra, Çafkat, Karabullakët etj, që kanë pushtuar lagunën dhe strugat rreth saj.

auto_09divjaka31510220577

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun e Fierit, që mbulon Parkun Divjakë-Karavasta Ardian Koçi, thotë për ATSH-në se çdo muaj në park, futen më shumë se 500 vizitorë që interesohen kryesisht për të parë e filmuar Pelikanin Kaçurrel dhe Flamingot.

Koçi bën të ditur se “nga janari i këtij viti e deri më tani, këtë park e kanë vizituar rreth 383 mijë turistë vendas dhe të huaj. Sipas statistikave të administratës sonë, janë futur në park, 356 mijë shqiptarë nga të cilët 20443 janë shoqëruar në guidat e tyre turistike në ambientet e parkut nga specialistët tanë të natyrës”.

Ndërsa turistë të ardhur nga vende të tjera evropiane apo edhe më larg, tha ai, numërohen rreth 27 mijë nga të cilët 3824 janë shoqëruar nga punonjësit tanë të parkut që flasin në disa gjuhë të huaja.

Vendet më të preferuara kanë qenë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku jeton Pelikani, por edhe shpendë të tjerë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen Flamingot dhe Rosat e Egra.

auto_09divjaka51510220579

Flamingot dhe shpendët e tjerë ujorë, që popullojnë lagunën e Karavastasë, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore me reportazhet e tyre të shumta për jetën e egër në këtë park.

Divjaka është një mbretëri natyrore, që mund të vizitohet në çdo ditë të vitit.

auto_09divjaka41510220578

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme