Google ADS

Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi

20:59 | 8 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është zgjedhur kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 17 nëntor.

Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së bëhet e ditur se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë do të kryesohet nga Ditmir Bushati, një diplomat me eksperiencë, i cili ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së.

Vetë Ditmir Bushati shprehet “ ne jemi një grup i madh vëzhgues, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vimë nga nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe të paanshëm të zgjedhjeve”.

Misioni vëzhgues i Asmablesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Europës. Këto janë zgjedhjet e 10-ta që ekipi i AP të OSBE-së vëzhgon në Bjellorusi që nga viti 1995 dhe raporti paraprak i misionit vëzhgues do të prezantohet nga Bushati në një konferencë për shtyp në Minsk në 18 nëntor./balkanweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme