Pavarësisht preferencës paraprake të Edi Ramës që zgjedhjet presidenciale në Amerikë t’i fitonte Hilary Clinton, qeveria shqiptare ka shprehur menjëherë dëshirën për bashkëpunim me administratën e re të Donald Trump.
Ditmir Bushati është bërë dje pjesë e një nisme tre paleshe për të kërkuar një takim me administratën e re të Trump. 3 ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi që ishin mbledhur dje në Kroaci kanë kërkuar që të zhvillojnë një takim të përbashkët me administratën e re të Trump.
Tre ministrat i kane kërkuar administratës së Trump që të kryhet një takim mes tre ministrave të rajonit Shqipëri-Kroaci-Mali i Zi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tilerson. Sipas njoftimit të ministrisë sonë të jashtme “Situata në rajon, siguria dhe roli i Rusisë do të jetë në qendër të sfidave të përbashkëta”, raporton “Shqiptarja”.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në Takimin Trepalësh të Ministrave të Jashtëm të Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, që u zhvillua dje në Split të Kroacisë. Iniciativa ka për synim transformimin në një platformë bashkëpunimi dhe promovimi të stabilitetit rajonal dhe Takimi Trepalësh u fokusua në zgjerimin e dialogut politik mes vendeve, diskutimin mbi bashkëpunimin në fushën sigurisë e ekonomisë, infrastrukturës, transportit, mjedisit, turizmit dhe energjisë duke u ndalur kryesisht në bashkërendimin mes tre vendeve që realizimi i gazsjellësit adriatiko-jonian të përbëjë prioritet për vendet e BE-së.
Ky bashkëpunim gjithnjë në rritje vlerësohet i rëndësishëm dhe vlerë e shtuar për zhvillimin tërësor të vendeve tona dhe pjesëmarrjen e suksesshme në proceset e integrimit. Në fokus të takimit ishte edhe dimensioni i sigurisë, lufta ndaj rrezikut terrorist, në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta dhe respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Në ndërhyrjen e tij, Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin tashmë të konsoliduar në këtë format trepalësh dhe riafirmoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në funksion të forcimit të bashkëpunimit të vendeve tona, në fushat e mësipërme, të interesit të përbashkët.
“Ajo që ne kemi të përbashkët është përcaktueshmëria euro-atlantike e vendeve tona dhe perspektiva e përbashkët evropiane. Vendet tona kanë bërë një rrugë të gjatë për proceset euro-atlantike, ku kemi kontribuar dhe vijojmë të kontribuojmë për stabilitetin demokratik të rajonit tonë. Ne ndajmë pikëpamjen që bashkëpunimi në Evropën Adriatike duhet të përforcohet nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, mjedisit dhe turizmit. Takimi tjetër i këtij formati trepalësh do të mbahet në një qytet tjetër të Evropës Adriatike, në Durrës”, theksoi Bushati.
Takimi trepalësh mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është një shembull i mirë se si vendet e njëmendta bashkojnë përpjekjet për t’i dhënë më shumë sinergji agjendës së përbashkët rajonale dhe konsoliduar qëndrimin ndaj sfidave të brendshme dhe atyre që importohen nga rajonet konfliktuale.
Tre ministrat ranë dakord për konsultime të ngushta dhe qasje të përbashkët në përgatitje të samitit të ardhshëm të NATO-s, si dhe diskutuan mbi mundësinë e kryerjes së takimeve trepalëshe me administratën e re në SHBA, si një mundësi për një qasje të bashkërenduar në përballimin e sfidave me të cilat përballet rajoni ynë dhe konsolidimin e kursit euro-atlantik të vendeve tona.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League