Google ADS

Ditmir Bushati flet për pozicionin në Partinë Socialiste dhe marrëdhëniet me Ramën

19:51 | 4 Nëntor 2020
A. B.

Deputeti socialist Ditmir Bushati flet për pozicionin e tij në Partinë Socialiste si dhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në ABC Radar, Bushati tha se aktualisht është pjesë e disa proceseve komplementare, ndërsa theksoi se nuk është larguar nga familja socialiste. Bushati deklaroi se do vazhdojë të jetë në politikën shqiptare. Ndalur te raportet me kryeministrin Edi Rama, Bushati u shpreh se ka raporte normale të punës.

“Këto janë procese komplementare. Unë drejtoi delegacionin shqiptar në asamblenë e OSBE. Sot jam pjesë e ekpit që po monitoron zgjedhjet në SHBA. Do vazhdoj t’i mbaj këto. Në nëntor është një proces tjetër që nuk ka lidhje me angazhimet e deritanishme sepse ushtrohet përmes vendeve pjesëmarrëse të OSBE dhe ka procedurë diskrete. Nuk do ishte e udhës të ndaja më shumë informacion. Unë jam deputet i PS, jam anëtar i kryesisë dhe do të vazhdoj të jem në politikën aktive të familjes sime politike”, tha Bushati.

Raportet me Ramën?

Bushati: Është një çështje e stërpyetur. Kemi raporte normale të punës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme