Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mikpriti në takim një grup pensionistësh, të cilët kanë kontribuar ndër vite në profesione të ndryshme në Shqipëri.
Presidenti Begaj u shpreh se e çmonte të rëndësishëm një takim të tillë në këtë ditë simbolike për rëndësinë e nevojës së reflektimit, në mënyrë që ata të kenë një jetë me dinjitet në pleqëri.
“Çdokush nga ju ka shënuar arritje në profesion dhe ka dhënë një ndihmesë në zhvillimin e vendit, ndaj dhe meriton të vlerësohet”, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në profesionet që kanë ushtruar, si: në mbrojtje, ekonomi, shëndetësi, jurisprudencë dhe ne sektorin e bujqësisë.
Gjatë bisedës u shkëmbyen opinione jo vetëm për trajtimin e moshës së tretë, por dhe për zhvillimin e sektorëve jetikë të vendit, ku të pranishmit paraqitën idetë bazuar në ekspertizat profesionale.
Presidenti i Republikës dëgjoi shqetësimet e të moshuarve, duke u zotuar se nuk do t’i ndërpresë përpjekjet e tij, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të respektohen për dijet që kanë për t’iu dhënë brezave të rinj.
Duke iu referuar përkujdesjes intensive të ofruar ndaj të moshuarve gjatë kohës së pandemisë Covid 19 në Shqipëri, Presidenti Begaj vlerësoi se një përkujdesje e tillë duhet të jetë e përditshme. Kreu i Shtetit u shpreh se kontributi i të moshuarve në Shqipëri është i paçmuar dhe ata duhen respektuar e nderuar për të jetuar me dinjitet, ashtu siç edhe kanë punuar./abcnews.al
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...