Google ADS

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Hasani: Të rinjtë, në Shqipëri e diasporë janë dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona

13:21 | 12 Gusht 2024
E.G

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë  është krenuar me fuqinë dhe potencialin e të rinjve,si gjenerata e ardhshme e liderëve,forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë  janë dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji, shkruan Arbresh.info.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit. Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike.”, ka shkruar Hasani.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!”, uroi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme