Google ADS

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj: Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne

08:32 | 5 Shtator 2024
K.B

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Veliaj thotë se trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne.

“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës , një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.

Kjo e enjte (5 shtator) shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

Të ngjashme