Sheshet e qyteteve në Shqipëri ishin të zbrazura në ndërrimin e viteve.
Spektaklin e fishekzjarrëve qytetarët e ndoqën nga ballkoni dhe tarracat e tyre. Pasi të vetmit spektator në sheshin “Skënderbej” ishin efektivët e policisë që qëndronin në gadishmëri.
Ndryshe nga vitet e tjera, 2021, i gjeti të gjithë në shtëpi, pranë familjes.
“Nuk është problem që u mbyllën se këto janë festa familjare. Nuk kemi dalë, vetëm në ballkon.”
Ditën e parë të këtij viti e shohin si një ditë me optimizëm dhe shpresë.
Nga Tirana qytetarët përcjellin urime për shëndet dhe një vit të ri pa pandemi.
Edhe në Korçë, sheshet dhe rrugët ishin të zbrazura.
“E tmerrshme, nuk kënduam dhe s’na bëri njeri zërin e dytë. Qoftë vit i mbarë me suksese dhe u largoftë Covidi sa më parë.”
Qytetarët festuan në shtëpi, më të moshuarit ishin të gëzuar që ju rikthyen festave familjare, ndërsa për të rinjtë ora policore u prishi planet.
“I pamë nga dritarja fishekzjarret. Rinia bëri mirë që nuk doli se u kënaqëm me ta.”
Në të njëjtën mënyrë u prit edhe në Elbasan Viti 2021.
Urimet për më shumë shëndet dhe një vit pa pandemi përcollën nga çdo qytetarët në çdo cep të Shqipërisë./oranews
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...