Ditën e sotme protesta e opozitës e cila ka ngritur një çadër përballë Kryeministrisë ka hyrë në ditën e katërt.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do mundësojë zghjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor.
Ai ka theksuar se PD nuk ka negociata me LSI, por shtoi se çdo faktor politik shqiptar që ndjen përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, që nuk është i mbyllur në bunkerin e konfliktit të interesit me qytetarin shqiptar, në bunkerin e krimit, në bunkerin e korrupsionit, në bunkerin e drogës, sot duhet të marrë përgjegjësi.
Nga ana tjetër Ilir Meta theksoi një ditë më parë se çdo protestë që kërkon standard në zgjedhje meriton vëmendje, por jo ultimatum./Albeu.com/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...