Me rastin e 27 janarit, ditës së Holokaustit, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi në Shkodër aktivitetin për promovimin e librit “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi.
Në muzeun “Marubi” në Shkodër u takua vajza e Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita me Ahmet Shurdha, përfaqësues i familjes pritëse shkodrane. Në fjalën e saj, Drita Kamhi Ergas Faraxhi nuk i fshehu dot emocionet ndërsa pa Shkodrën, të cilën tha se “e mbante mend si nëpër endrra dhe ishte e lumtur që e gjeti kështu”.
Ministri Ditmir Bushati tha se nëpërmjet përkujtimit të Holokaustit, nuk tregojmë thjesht respekt për viktimat apo të mbijetuarit, por orientojmë edhe brezin e ri drejt sfidave të së ardhmes.
“Çështjet e antisemitizmit, që duket sikur po fitojnë terren nga politikat estremiste që kanë parti të caktuara politike sot në Europë, por po kaq të rëndësishme janë sfidat që kanë lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, me ideologjitë totalitare dhe keqpërdorimin e besimeve fetare për të arritur objektiva të caktuara politike”, tha ministri.
Ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin u shpreh se “duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të luftuar intolerancën, kudo dhe sidoqë ajo shfaqet”.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...