Kanë kaluar 48 orë nga tërmeti i parë që goditi Shqipërinë e që ndodhi të jetë fatal për jetën e së paku 34 njerëzve deri më tani.
Mbi 650 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Shqipërisë, mbi 15 persona mendohet të jenë nën rrënoja ndërsa banorët e zonave të prekura janë akomoduar në stadiumin e qytetit në Durrës, shkruan lajmi.net.
Gjatë këtyre 45 orëve kërkime nën rrënoja kanë kontribuar përveç autoriteteve vendore edhe shtetet e rajonit dhe vende të ndryshme të BE-së.
Ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe ekipe mjekësore po qëndrojnë ende në Shqipëri në krye të detyrës në kërkimin e trupave brenda rrënojave.
Sot Shqipëria është goditur edhe nga një tërmet tjetër i fuqishëm që ka arritur fuqinë e 5.6 shkallë të rihterit rreth orës 16:00 të pasditës.
Ndërkohë, Shqipëria nuk po gjen qetësi as në orët e para të së enjtës – pasi është goditur nga 4 tërmete brenda gjysmë ore – dy prej të cilave kanë arritur në 4.4, gjegjësisht në 4.5 shkallë të rihterit.
Vlen të theksohet gjithashtu se janë mbi 500 lëkundje që kanë prekur Shqipërinë në 48 orët e fundit – derisa ka ndodhur edhe një fenomen i pazakontë – toka në Durrës ka lëvizur për 10 centimetra.
Tërmeti në Durrës ka marrë edhe jetën e dy kosovarëve – vëllezër nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi, varrimi i të cilëve do të bëhet nesër.
Nga Kosova në Shqipëri kanë arritur qindra-mijëra euro ndihma, ushqim, veshmbathje si dhe në Kosovë kanë ardhur qindra banorë të Durrësit ku janë akomoduar në familje që kanë hapur dyertë.
Për vizitë sot në Shqipëri ka qëndruar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi – madje gjatë kohës së fjalimit të tij para mediave ka ndodhur edhe tërmeti më i fuqishëm i ditës së sotme, ai prej 5.6 shkallë të rihterit.
Qytetet e Kosovës ende po vazhdojnë të mbledhin ndihma për banorët e Durrësit dhe zonave të tjera të prekura nga tërmeti.
E mërkura në Kosovë është shpallur ditë zie derisa janë anuluar të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit – ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkohë, edhe në këto momente po vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e pallateve të shembura në Shqipëri.
Kur ra Muri: Nata e nëntorit që ndryshoi historinë
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi rajonal në Podujevë, in...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të bashkëpunojë me Fond...
Elgit Doda, Xhensila dhe Emra Brah sjellin këngën e re “Thuj...
Muri i Berlinit: Drejtësi për viktimën pas gjysmë shekulli
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ova...