Me rastin e Festave të Nëntorit nuk kanë munguar urimet për shqiptarët edhe nga diplomatët e huaj në vendin tonë.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka uruar Ditën e Pavarësisë, ku thekson se ky 112 vjetor e ka gjetur vendin më afër BE-së, me hapjen e negociatave për grupkapitujt e parë themelorë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”, uron ambasadori Gonzato.
Urimet për Pavarësinë i ka përcjellë edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Përmes një video të veçantë ku një nga diplomatët amerikan këndon himnin shqiptar, ambasada shkruan se SHBA-të janë krenare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Urime Shqipërisë në 112-vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e SHBA-së feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip taksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, shkruan ambasada.
Vetë diplomati tha se e kishte mësuar himnin nga wikipedia duke dëgjuar videon disa herë.
“Mendoj se është një himn shumë i bukur dhe tregon shpresën e Shqipërisë”, tha Curatola-Wozniak.
Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë dhe një sërë veprimtarish festive janë organizuar në çdo qytet, me flamurin shqiptar që ka “pushtuar” gjithë vendin. Më 28 Nëntor 1912 ngriti flamurin shqiptar në Vlorë Ismail Qemali. Ky është cilësuar si nëntori i dytë, pasi në 1443, 28 Nëntori përkon edhe me ditën kur Skënderbeu ngriti të njëjtin flamur në Krujë./rtsh.al/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024