Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim për fillimin e vaksinimit anticovid në vendin tonë.
Sipas saj dita e parë ka shkuar mbarë , me vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Ndërkohë sipas saj vaksinimi do të vazhdojë edhe sot.
“Dita e parë e vaksinimit kundër #COVID19 ka ecur mbarë, me vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve rë parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”
#Vijojmë sot vaksinimin në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, të epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të përballjes me Armikun e Padukshëm.
#ShqipëriaBuzëqesh”
Kujtojmë se ditën e djeshme janë vaksinuar 50 personat e parë. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar.
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës