Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë dialogun me gratë greviste në Ballsh.
Ai thekson se është shumë e domosdoshme shmangia e përshkallëzimit të situatës që do të sjellë pasoja për shëndetin e grevisteve. Meta thotë se është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të mëtejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje.
“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarëve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të mëtejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta.
Sot është dita e 21 e grevës së grave naftëtare në Ballsh. Pavarësisht ftesave të kryeministrit për bisedime, gratë nuk dalin nga greva e urisë pa marrë pagat. Ato thonë se nuk paguajnë dot më as faturat e ujit dhe energjisë elektrike, madje nuk kanë lekë as për ilaçe. Sipas naftëtarëve protestues, kërkesat e tyre nuk janë të njëjta me ato të Superligës. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit pasi janë 550 punonjës që kanë fituar gjyqin për pagat e prapambetura./Top Channel
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...