Naftëtarët e Ballshit kanë mundur që të rrëzojnë kordonin e krijuar nga policët ditën e sotme dhe të hyjnë në ambientet e uzinës në ditën e 17 të grevës pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e prapambetura.
Qindra protestues, pas disa minutash përplasje kanë rrëzuar derën dhe të gjithë janë futur në ambientet e rafinerisë.
Naftëtarët i janë drejtuar ndërtesës ku qëndron administrata, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur tek dera e saj.
Me thirrjet duam lekët tona, naftëtarët i janë drejtuar ambienteve të punës.
Sipas specialistëve, brenda rafinerisë ka pajisje që duhen mirëmbajtur, në të kundërt ato përbejnë një rrezik serioz jo vetëm për punonjësit por për gjithë rrethin e Mallakastrës.
“Kjo nuk është një protestë e dhunshme, këtu nuk ka pronar dhe tashmë nuk ka asnjë person, këtu është një show, kjo është një tallje e madhe sepse janë dhënë të gjitha pajisjet sheshit, këtu nuk ka asnjë punonjës. Këtu ka vetëm heshtje, nuk e mbajnë dot rafinerinë këta, kemi 17 ditë që qëndrojmë 10 metra më tutje”, tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.
Në 3 shtator naftëtarët nënshkruan kontratat që rrjedhimisht do të sillnin edhe rikthimin e tyre në punë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Sa i përket pagave të prapambetura kompania “Allum Enteprises ” është shprehur se nuk do t’i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme “Tosk Energy”, me të cilën është fituar gjyqi.
Protestuesit i bëjnë thirrje ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku që të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje këtij problemi që zgjat prej muajsh./TCH
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...