Dita e 16 e grevës, naftëtarët tentojnë të hynë me forcë në uzinë

12:37 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Pavarësisht motit të keq, disa naftëtarë protestues janë mbledhur sërish në hyrje të Uzinës.

Ndonëse të pakët në numër, disa prej tyre po tentojnë të kapërcejnë portën kryesore për t’u futur në ambientet e Uzinës, për te hyrë ne arkiv, ku thanë se donin te merrnin librezat e punës.

Përpjekjet e tyre kanë hasur në rezistencën e forcave te sigurisë së uzinës, të cilët qëndronin përballë protestuesve. Ata janë përleshur me forcat e sigurisë se uzinës, të cilët thyen disa tentativa te protestuesve.

Aktualisht grevistët ndodhen ende në ambient të ngujuar ndërkohë që pjesa tjetër e naftëtarëve që nuk janë futur në grevë kanë dalë në protestë.

Në mbështetje të naftëtarëve protestojnë edhe përfaqësues të sindikatës së fermerëve.

Në ditën e 16 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e 10 grevistëve është rënduar shumë. Ndërkohë që protestuesit paralajmërojnë se ditën e nesërme do të hyjnë me forcë ne ambientet e rafinerisë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme