Gjatë konferencës së përbashkët mes Scholz, Von der Leyen dhe Edi Ramës, të tre liderët theksuan rëndësinë e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që edhe paqja në Ballkanin perëndimor të jetë e garantuar.
Scholz u shpreh se janë të përfshirë në mënyrë shumë aktive me të dyja palët si me Kosovën edhe me Serbinë dhe me anë të përpjekjeve të shumta beson se do të arrihen rezultate pozitive.
Rama nga ana tjetër ka ftuar të dy palët që të marrin seriozisht diskutimet mes tyre dhe tha se ka ardhur koha të shohin rezultate të rëndësishme.
Kreu i qeverisë shqiptare tha gjithashtu se duhen bërë detyrat në mënyrë që të bëhemi pjesë e BE-së dhe shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa janë sot.
Scholz: Dje gjatë forumit të shoqërisë civile u përmend dëshira për të pasur zgjerim. Është e vërtetë konfliktet dypalëshe që ekzistojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kalohen, kemi bërë progres. Proceset kanë nisur me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE. Jemi përfshirë në mënyrë shumë aktive me të dyja pakët si Kosovën dhe Serbinë. Duhet të bëjmë shumë përpjekje që të kemi rezultate të mira së shpejt.
Von der Leyen: Moszbatimi i reformave do të sjellë një ngadalësim të procesit. Metodika ka një qëllim të përshpejtojë procesin. Jep mundësi që procesi të përshpejtohet dhe mund të them se ndjej një erë ndryshimesh.
Rama: Duhet të them pikë së pari se plani i ri franko-gjerman që i është ofruar Kosovës dhe Serbisë, të dyja palët duhet ta marrin seriozisht dhe ka ardhur koha ta shohin si një gjë të rëndësishme. Dua të them se pavarësisht se si do të shkojë zgjerimi jemi në një nivel tërësisht të ndryshëm bashkëpunimi me BE-në.
Ka një shteg të vazhdueshëm samitesh mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian e përpjekjesh reciproke.
Kjo hapësirë është rritur e zgjeruar shumë. Duhet të bëjmë detyrat do të bëjmë detyrat tona që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian.
Kjo e bën vendin demokraci funksionale në maksimum, duhet të them se Procesi i Berlinit e ka dëshmuar veten se është kaq i mirë dhe efikas për të forcuar ndjesinë e përkatësisë, qoftë kjo hapësirë e Evropës ose BE-së.
Gjermania e vendete e mëdha e të pasura do të vazhdojnë të jenë tërheqëse për të gjithë, duhet të ecim para sa më shumë të jetë e mundur, ndjesia që unë kam është se ka një vullnet te plotë për të ndihmuar. Kur nënshkruam marrëveshjet ishim 4 shqiptarë e dy gjermanë, gjermanët duhet ta kuptojnë se s’kemi qenë kurrë më parë më mirë se sot./tch/
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”