Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë njoftoi të martën se ka arrestuar katër persona, përfshirë një ish-zëvendësdrejtor të Policisë në Tiranë, të dyshuar për trafikim e drogës.
SPAK-u tha se është në kërkim të gjashtë personave të tjerë të dyshuar të një grupi i krimit të organizuar në Shqipëri, i cili dyshohet për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe shefi i krimeve në një prej komisariateve të kryeqytetit shqiptar, Dedan Gjoni.
“Hetimet kanë zbuluar përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cenim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit”, tha SPAK-u në një njoftim.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja për zbatimin e ligjit.
SPAK-u theksoi se ka mundur të dokumentojë “katër episode të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kilogramëve kokainë në Brazil, 166 kilogramëve marijuanë në Gjermani, si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani”.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se “janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë”.
Përveç trafikimit të lëndëve narkotike, ky grup dyshohet edhe për “pastrim parash”.
“Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Ky aksion, cilësohet si goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar. Në korrik të këtij viti SPAK zhvilloi operacionin “Metamorfoza” ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe ish-prokurori Lavdrim Lira dhe disa oficerë të policisë së shtetit.
*Në versionin fillestar të këtij lajmi ka pasur një lëshim sa i përket emrit të ish-prokurorit, Xhevahir Lita./rel
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...