Disa protestues përplasen me policinë te Pedonalja

10:07 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka shënuar incidentin e parë të ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja.

Nga vendngjarja raportohet se policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në zonën përreth Parlamentit, ku pak më vonë do të mbahet edhe seanca plenare, shkruan top channel.

Janë vetëm pak njerëz që janë përplasur me forcat e rendit, të cilët edhe janë shoqëruar prej tyre.

Ndërkohë, në Kuvend pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj nga radhët e opozitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme