Diplomatja amerikane në zyrën e Ilir Metës

11:29 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses Ones i ka shkruar në zyrë presidentit Ilir Meta.

Kjo lëvizje vjen ndërsa Kuvendi diskuton për një rezolutë kundër presidentit mbi aktin, për shfuqizimin e dekretit të nëntorit 2018 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta bëri të mërkurën një tjetër lëvizjes të papritur, ndërsa vendosi të hapë me shpejtësi procesin e konsultimeve për të caktuar një datë të re për zgjedhjet vendore. Ai ftoi partitë politike që “të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore që u kam ofruar për gjetjen një zgjidhjeje urgjente për krizën, përfshirë dakordësimin e një date të re për pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhjet vendore”.

Mbetet e paqartë pse presidenti po nxiton për datën, ndërkohë që mes palëve as që ka shenja për dialog e jo më të dakortësohen për datën e zgjedhjeve, të cilën ai vetë e ka parë si pjesë integrale të një marrëveshje të mundshme.

Socialistët po vijojnë aktivitetet duke patur si kalendar 30 Qershorin, sikundër dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili e konsideroi dekretin e kreut të Shtetit si një akt administrative absolutisht të pavlefshëm.

Nga ana tjetër, demokratët kanë bërë të qartë se përpara se të flitet për datë, duhet që kryeministri Rama të ketë lënë detyrën. Ata i qëndrojnë vendimit të tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor./opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme