Në kuadër të programit Diplomacia Ekonomike, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së dielës një takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë.
Në fjalën e tij para diplomatëve, Rama e ka vënë theksin tek rritja e investimeve të huaja, që kërkon sipas tij një nivel koordinimi që institucionet shqiptare nuk e kanë pasur më parë, por që pa të cilin është e pamundur të hartohet një program suksesi në këtë drejtim.
“Unë besoj se puna e bërë me përgatitjen e këtij plani për koordinimin e institucioneve është një bazë e mirë që do të kërkojë kohën e vetë për t’u konsoliduar. Ama është e rëndësishme që çdonjëri nga drejtuesit e misioneve tona diplomatike të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar dhe këmbëngulur në kalimin sa më të shpejtë e me sukses të kësaj faze të institucioneve, që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit në çdo vend ku çdo ambasadë e konsullatë do të bëjë punën e vetë”, ka thënë Rama, raporton TCH.
Ai ka theksuar se sot janë krijuar të gjitha kushtet për të komunikuar me të gjithë ata që janë të interesuar për potencialet dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investime.
“Ka një interes për të investuar në vendin tonë në turizëm, por edhe në sektorin energjitik e atë të naftës dhe besoj se ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, manifaktura, zhvillimi rural, etj”, ka vijuar Rama.
Në këtë drejtim, ka shtuar kreu i qeverisë, një rol kyç mund të luajë edhe diaspora shqiptare, e cila sipas tij është konsoliduar ndër vite duke u kthyer në një faktor ndikues.
“Diaspora shqiptare është e përbërë nga disa gjenerata, nga ajo më e vjetër tek ajo më e re, e krijuar pas shembjes së komunizmit”, ka shtuar Rama.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...