Report Tv zbardh të gjithë dinamikën dhe ndërton skemën e grabitjes së 7 thasëve ma para nga barku i avionit në Pistën e Aeroportit të Rinasit. E gjithë hyrja dhe dalja e furgonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Ata janë futur, nga kjo portë të cilën e shikoni në pamje, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Grabitësit, kanë spostuar një bllok betoni duke e lidhur me kavo dhe e kanë tërhequr dhe kanë krijuar lehtësi hyrje, sic e shikoni edhe në këtë foto.
Duket se grabitësit kanë qenë të mirëinformuar, pasi kjo është e vetmja portë në aeroport që nuk ka kamera sigurie të orientuara nga hyrja dhe grabitësit kanë vepruar për të hapur derën pa u pikasur nga askush.
Nga kjo derë, që e shikoni në foto, furgoni i grabitësve ka kaluar të gjithë perimetrin e terminalit të pasagjerëve ku janë edhe sallat e kompanisë së sigurisë ICTS.
Me shpejtësi, furgoni i 4 grabitësve është afruar tek avioni i “Austria Airlines” ku paratë e transportuara nga 4 banka po vendoseshin në avion dhe në 90 sekonda kanë arritur të zbatojnë të gjithë planin. Të veshur si komando e të maskuar ata kanë kërcënuar me armë punonjësit e aeroportit dhe të kompanisë së sigurimit ICTS.
Pasi kanë marrë 7 thasët me para, grabitësit janë drejtuar një tjetër dalje, tek kjo derë e cila ndodhet pranë parkimit C3 që lidh më pas me rrugën që të çon për në drejtim të Tapizës.
E gjithë grabitja ka nisur në orën 14. 40 minuta pikërisht në momentin kur ndërroheshin turnet e stafit të aeroportit.
Sapo ndodhi grabitja, punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë e Shtetit dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të furgonit të grabitësve.
Rreth një kilometër larg aeroportit, pati edhe shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë, ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj. Nga të dhënat nga grupi hetimor, dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete. Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur në Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një furgon të gjetur në zonën e Tapizës.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...