Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe dëbore duke rikhyer edhe situatën e përmbytjeve në disa qytete.
Megjithatë, situata pritet të vazhdojë e tillë deri në fund të muajit. Të paktën sipas asaj që parashikojnë sinoptikanët.
Sipas parashikimit, moti me reshjeve do të na shoqërojë deri në fund të muajit, ndërsa për të parë ditët e ngrohta të pranverës, do të duhet të presim datat 2 dhe 3 prill.
“Dita e nesërme do të jetë e ftohtë. Do të ketë reshje të konsiderueshme. Dëborë do të bjerë deri në 20- 30 cm, është një lajm i mirë sepse sasia e reshjeve që parashikohet deri të martën është e pakët. Shpejtësia e erës do të jetë 50-60 km/h. Pritet që sot të ketë një stuhi detare, po krijohet një ciklon në kanalin e Otrantos, shumë pranë gadishullit të Karaburunit. Në det të hapur parashikohet që shpejtësia e erës të jetë 70-80 km në orë por do ketë momente edhe me 100 km në orë.Këto temperatura të ulëta dhe këto reshje të dëborës i kemi parashikuar që në datat 8-9 mars. Presim një rritje të temperaturave, të dielën, të hënë dhe të martën. Megjithëse nuk presim ditë shumë të ngrohta, tipike të pranverës deri në datat 2-3 prill. Reshjet do të jenë prezente. Në momente të caktuara reshjet do të jenë deri në mesatare.Në pjesën e dytë të ditës do ketë intensifikim të reshjeve. Në fundjavë reshje të dobëta dhe të përkohshme, do kemi edhe kthjellime të përkohshme”, tha sinoptikania Tanja Proja në një intervistë për News 24.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut