Detaje të reja janë mësuar për personazhin kryesor të ngjarjes së Elbasanit, Lefter Zhidru. Mësohet 71-vjeçari Zhidru ka qenë ish-punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit.
Pikërisht nga puna e tij, i moshuari kishte fituar edhe njohurinë për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë. Por prej vitesh, pas lirimit nga puna, i moshuari punonte si gomist.
Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse./sot.com.al/
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim d...
Rama nesër ndan mirënjohje për Stane Gashin si shenjë falënd...