Artur Zheji, analisti i njohur shqiptar dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë kanë qenë miq të ngushtë kur ishin të rinj, por marrëdhënia e tyre u ftoh.
Në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, Zheji rrëfeu arsyen përse nuk janë më aq të afërt, duke zbuluar një detaj për jetën sentimentale të Ramës.
Pjesë nga biseda
Rudina Dembacaj: Pse nuk jeni miq?
Artur Zheji: Nuk jemi zënë. Flasim, është ajo e folura e sipërfaqshme që fsheh moskomunikimin total. Për të folur, flasim.
Rudina Dembacaj: Pse u ftohët?
Artur Zheji: U bëmë dy tipa të ndryshëm. Ne kemi bërë një bisedë vendimtare që ndau rrugët tona. Ka qenë viti ’97.
Në 1997, Fatos Nano që më vonë u bë miku im më i shtrenjtë dhe u bë kryeministër, e ftoi për tu bërë ministër dhe ai ftoi dy miq për tu këshilluar për të ardhmen e tij në Shqipëri.
Sa kishte ardhur nga Parisi, njëri isha unë, tjetri ishte Spartak Ngjela që sot nuk le kusur, i thotë mendjefyell. Donte një këshillim, ishte akoma Rama që unë kam njohur, që e kam patur vëllacko. Ngjela i tha je në rrugën e duhur, kjo është e ardhmja jote, ti i ke të gjitha provokativat për tu bërë njishi.
Parashikimi i Ngjelës doli i saktë. Kurse unë i thashë ti je artist i madh për mua dhe do humbasësh artin për politikën. Në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli. Gjermania u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist jo Ramën politikan.
Gjermania erdhi më vonë, ajo erdhi kur ai kandidoi për kryetar bashkie dhe i tha që deri këtu mbaj. Më pas filluan sherret politike mes tij dhe Nanos. Shokë i kisha prapë. Mbetëm deri në një farë kohe miq në një truall shumë konfliktual./oranews
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...