Nga Flutura Açka
Për cilësinë e parlamentit të ardhshëm
Që Parlamenti ynë të mos jetë më objekt kabareje, përveç të gjitha nismave që do ta pastrojnë nga kriminelët e faqezijtë, do të ishte mirë që deputetët të kalonin një test fare të thjeshtë: atë të drejtshkrimit.
Mjafton një diktim i thjeshtë – publik, faqe shqiptarëve – për pak minuta për ta ruajtur parlamentin tonë nga analfabetët. Sepse më ka zënë syri shpesh statuse lemerisëse deputetësh. cilësia e shkrimit të të cilëve e fyen gjuhën shqipe.
Kjo që po them është një gjë shumë serioze, aq serioze sa në Holandë një nga konkurset më të rëndësishëm publikë, është Diktimi, që shfaqet drejtpërdrejt në televizion dhe marrin pjesë njerëz të të gjitha fushave. Ata mblidhen në një sallë dhe u diktohet një tekst. Fituesi merr një shpërblim të madh, sepse është respektuesi më i madh i gjuhës.
Dita e Diktimit Kombëtar, është gati festë kombëtare.
Le ta fillojmë edhe ne duke u diktuar parlamentarëve të ardhshëm, kush kalon, le të kalojë, kush ngel, le të ngelë e të turpërohet e të mos hyjë në parlament. Fjala është e para, e fjala fillon nga gjuha!
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...