I gjithë dokumentacioni në gjuhën osmane, i cili gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, do të digjitalizohet.
Pajisja e digjitalizimit për dokumentet osmane është mundësuar nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA).
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido informoi se një kopje dixhitale e dokumentacionit do të mbetet këtu dhe një kopje do ju dorëzohet Arkivave Turke.
Gjithashtu, Bido tha se Arkivat Turke do të dorëzojnë dokumentet që janë në interesin e Shqipërisë që gjenden në Arkivat e Perandorisë Osmane.
Nga ana e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Hidayet Bayraktar tha se ky bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe TIKA-n do të vazhdojë dhe në të ardhmen”.
bashkëpunim midis dy drejtorive është shumë i rëndësishëm sepse ka vlerë që të gjitha këto gjëra do ti kalohen dhe brezave të rinj. Është shumë e rëndësishme që historia të shkruhet me gjëra sa më konkrete”, nënvizoi Bayraktar./shqiptarja.com
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...