Një makinë është përfshirë nga flaket rreth orës 04:00 të mëngjesit pranë bordit të kullimit në Lezhë.
Makina është pronësinë e Ndue Pjetrushi (i njohur si ‘Noshi’) biznesmen i cilit merret me tregtimin e naftës Shqipëri-Kosovë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies”- njofton policia.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të biznesit të tij, apo është ndonjë defekt teknik. /Tch/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...