Një rulot e tipit “Opel” është përfshirë në flakë në aksin Levan-Tepelenë, në fshatin Rromës. Mësohet se automjeti ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes dhe po drejtohej nga shtetasi italian R. Z., 67 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”,-njofton policia./Opinion.al
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...