Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka marrë flakë një veturë në lëvizje në Sarandë.
Në njoftimin e kësaj policise thuhet se dyshohet që zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në veturë.
“Sot, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se ka marrë flakë, në ecje e sipër, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin ku si pasojë e përhapjes së flakëve është dëmtuar pjesërisht edhe një mjet i parkuar tip “Ford”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”.
“Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin tip “Benz”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin