Google ADS

Digjet një automjet në Vlorë, policia heton për shkaqet

08:43 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Një automjet është djegur mbrëmë në lagjen “Lirim”, të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zigur Lelo, ndërsa mjeti tip Opel Vectra, me targë VL 7522 C është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.

Makina ishte në pronësi të shtetasit Gëzim Haruni, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme