Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën Alekasdër Goga dhe nuk ka pasur të lënduar. Mjeti tip Ford ka marrë flakë në pjesën e motorit.
Informacionet flasin se shkak ka qenë një defekt teknik. Në momentin kur drejtuesi ka lënë makinën ndezur dhe ka hyrë në dyqan makina ka shpërthyer, shkruan Oranews.
Informacionet e para tregojnë se shkak ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit kishte harruar ti hidhte ujë makinës.
”Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme të vogla material. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve”, raporton policia shqiptare./Oranews/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...