Google ADS

Digjet dhoma, humb jetën pronari 60-vjeçar brenda hotelit në Divjakë

11:47 | 29 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Pronari i një hoteli në Divjakë të Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Policia raporton se viktima është Ll.M 60-vjeç, gjetur i vdekur rreth orës 10:30 në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Njoftimi:Divjakë-  Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme