Dilema e sotme është: Po digjet Bushati në Shkodër. Por a do të shpëtojnë depot me municione që ndodhen në zonë.
Me sa mësohet deri tani janë shpëtuar banesat e fshatit dhe antenat në lartësinë e fshatit.
Flakët e zjarrit që përfshinë pak orë më parë kodrën e Bushatit kanë lënë pas hirin në një gjatësi prej një kilometër.
Emergjencat Civile raportojnë se shkak i përhapjes së flakëve ka qenë era e fuqishme që fryn në këtë zonë.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse mundi të shpëtonte nga djegia një radar radio-lokativ që shërben për zbulimin e avionëve në majën e kodrës si dhe antenat e telefonisë celulare.
Zjarri u është afruar pranë edhe disa shtëpive të fshatit poshtë kodrës. Forcat antizjarr dhe efektivë të Forcave të Armatosura e të policisë u përqendruan në këtë zonë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...