Qyteti muze,i mbrojtur nga UNESCO ka disa orë nën pushtetin e tymit të zi dhe erës së keqe si rezultat i djegies sē gomave dhe plehrave në lagjen periferike të qytetit, “Çlirimi”.
Tymi i shkaktuar nga djegia e gomave prej personave të papërgjegjshëm ka pushtuar gjithë qytetin. Pirgje me goma dhe plehra vazhdojnë ende të digjen në hyrje të Beratit dhe askush nuk merr masa për situatën e krijuar, që rrezikon shëndetin e banorëve nëpërmjet përhapjes së toksinave në ajër.
Era e rëndë ndihet në të gjithë qytetin dhe tymi i zi ka mbuluar qiellin mbi lagjet muzeale dhe territorin përreth. Zona ku digjen gomat dhe plehrat ndodhet pikërisht në anë të rrugës, në hyrje të qytetit të Beratit dhe edhe pse ka disa orë që vazhdon kjo situatë e rënduar, në zonë nuk është marrë asnjë për të parandaluar ndotjen e rëndë.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...