Dy automjete janë djegur gjatë natës në Elbasan dhe Krujë. Blutë e Elbasanit bëjnë të ditur se mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D. është djegur pjesërisht në lagjen “11 Nëntori”.
Ndërkohë, në Krujë në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.
Njoftimet e policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarri./abcnews.al
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...